NASA akuzohet se ka dërguar fëmijë skllevër në Mars

 

Alex Jones me anë të një raporti mbi InfoWars ka pretenduar se NASA ka një koloni të fëmijë që mbahen si skllevër seksualë në Mars. Sipas tij, fëmijët janë rrëmbyer dhe më pas janë dërguar në planetin tjetër.

NASA ka dalë në një deklaratë për të mohuar këto akuza “mizore” duke thënë se në Mars nuk ka njerëz.

Në programin e së enjtes, moderator i emisionit Alex Jones së bashku me Robert David Steele folën mbi fëmijët e rrëmbyer dhe thanë se ata janë dërguar në një mision prej dy dekadash në hapësirë.

“Në fakt besojmë se ka një koloni në Mars që është e populluar nga fëmijë të rrëmbyer dhe janë dërguar në hapësirë për një udhëtim 20-vjeçar,”-tha Steele. “Sapo ata arrijnë në Mars nuk kanë asnjë alternativë tjetër veçse të jenë skllevër në koloni.”

Jones mbështeti mendimin e Steele duke u shrehur se ata nuk duan që ne të shohim se çfarë po ndodh sepse çdo herë që hetuesit shkojnë i largojnë.

“90% e misioneve të NASA-s janë sekrete. Ka shumë gjëra që po ndodhin.”