Nata e Vitit të Ri, këshilla të rëndësishme për ata që do të pinë

Për shumë nga ata që festojnë mbrëmjen e Viti të Ri duke kthyer disa gota alkool, dita e nesërme shpesh kalohet e gjitha në shtrat. Dhimbja e kohës, të përziera, dhimbjet e trupi, etj, janë ndër shqetësimet më të zakonshme që përjetojnë të nesërmen e festës.
E për ata që dhe këtë vit, kanë ndërmend të festojnë duke mos hequr dorë nga pija, studiuesit britanikë kanë realizuar një kërkim, duke analizuar çfarë ndodh me trupin kur merr doza të larta alkooli dhe duke dalë në disa këshilla praktike, si ndihmojmë veten pas konsumimit të tepërt.
1-Hani vezë në mëngjes
Vezët janë gjëja e parë që duhet të konsumoni të nesërmen pas festës. Arsyeja? Sepse ato kanë një përqendrim të lartë të amoniacidit L-Cysterine, që ndihmon trupin që të largojë toksinat e larta që krijohen në mëlçi nga shpërbërja e alkoolit.
2-Pini një gotë ujë pas çdo pije që konsumoni
Sa më shumë ujë në turpin tuaj, aq më të ulëta janë shanset që të dehidratoheni si pasjoë e konsumit të tepërt të alkoolit.
3-Mos pini alkool të paktën 1 orë përpara gjumit
Mos pinë asgjë të paktën një orë ose gjysmë orë përpara së të bini për të fjetur. Kjo gjë do t’ju ndihmojë që të mos zgjoheni gjatë natës, në këtë mënyrë do të pushoni më shumë.
4-Mos pini kurrë me stomakun bosh
Alkooli irriton mukozën e stomakut, për këtë arsye duhet medoemos që të jeni ushqyer mirë përpara se të filloni të pinin. Një stomak i mbushur do të thotë dyshimin e proteinave, që ulin ndjeshëm përthithjen e alkoolit të gjak.