NATO bën gati 300 mijë trupa për përballjen me Rusinë

Shefat e NATO-S, të vdendosur në panik nga frika se presidenti rus Vladimir Putin mund të sulmojë Perëndimin, po përpiqen të bashkojnë 300 mijë tupa në gatishmëri të lartë, shkruan Daily Mail.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përkeqësuar vitin e kaluar, me insistimin e Moskës për mbështetjen e aleatit të saj sirian, presidentit Bashar al-Assad.

Kjo ka çuar në rritjen e tensioneve serioze me SHBA-në, Britaninë dhe Francën. Shumica eanëtarëve të NATO-s kanë shkurtuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes në mënyrë dramatike që kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991, por Rusia nga ana tjteër ka forcuar kapacitetet e saj ushtarake, duke mbajtur parada që përfshijë mëshumë se 100 mijë trupa çdo vit.

Lëvizjet dhe sulmet e Moskës kanë qenë të shumta përgjatë kësaj kohe. Në vitin 2008 trupat rusë poshtëruan gjeorgjianët dhe iu kundërvunë Shtëpisë së Bardhë duke pushtuar Osetinë Jugore dhe Abkhazinë në mbështetje të rebelëve pro-Moskës.

Më pas në vitin 2014, Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështeti revelët etnikë rusë në lindje të Ukrainës.

Edhe tani, anëtarë të NATO-s si Estonia, Polonia dhe Rumania, që po ndjejnë se kërcënimi nga Moska po rritet, kanë kërkuar ndihmën e vendeve të tjera.

Nato soldiers stand on a pontoon bridge constructed across the Vistula river in Poland during the NATO Anaconda-16 exercise earlier this year