Ndahet nga jeta këngëtari kanadez Leonard Cohen

Këngëtari kanadez Leonard Cohen ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare, sipas një deklarate në faqen e tij zyrtare në facebook.

“Me keqardhje të madhe, ju lajmërojmë se poeti, kompozitori dhe artisti Leonard Cohen ka ndërruar jetë,” shkruhej në postim.

“Ne kemi humbur një nga muzikantët më të vyer”.

Nuk u dhanë detaje mbi shkakun e vdekjes së Cohen.  Një memorial do të zhvillohet në Los Anxheles në një datë të mëvonshme.

Disa nga hitet më të bukura të këngëtarit të lindur në Montreal janë Suzanne dhe I am you man. Albumi i fundit që Cohen nxorri ishte “You ëant it darker” muajin e kaluar.

I lindur në një familje jezuite, ai më vonë u bë student i sektit Zen. Për 5 vjet, nga viti 1994 deri në 1999, ai bëri një pushim në industrinë e muzikës dhe u zhvendos të pushonte në Los Anxheles.