Ndalet Shkëndija, Vardari barazon në kohën shtesë

Skuadra e Shkëndijës pësoi disfatë minimale 0-1 në terrenin e Pobedës në Mogilla, në kuadër të javës së 31-të në Ligën e Parë, me çka drejtoi  Vardarin edhe më afër mbrojtjesë së titullit të kampionit në futbollin elitar. Vardari nuk arriti të shkojë më tepër se një barazim 3-3 në përballjen me Bregallnicën në Shtip, duke shënuar golin e barazimit në kohën shtesë. Në derbin e madh , për dalje në Evropë, Rabotniçki dhe Pelisteri u ndalën në barazimin 1-1. Sileksi shënoi fitoren e vetme në transfertë, duke mundur Makedoninën në Gjorçe Petrov me 1-0, ndërsa Renova, në Tetovë mundi FC Shkupin me 2-1.

LIGA E PARË, JAVA 31

Pobeda 1-0 Shkëndija

Bregallnica 3-3 Vardari

Rabotniçki 1-1 Pelsiteri

Makedonija Gj.P. 0–1 Sileksi

Renova 2-1 FC Shkupi