Ndalohen “Shvercerat” ne Kufi

Grupi i tifozëve “Shvercerat” nga Shkupi nuk janë lejuar të ndjekin nga afër ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në Elbasan Arena”. Gazeta Koha në Maqedoni thotë se policia kufitare e Shqipërisë nuk i ka lejuar ata të kalojnë kufirin në “Qafa Thanë” , duke mos u dhënë atyre asnjë sqarim.

“Na thanë se i kanë të gjitha emrat tonë dhe se e kemi të ndaluar të hymë në Shqipëri”, thonë për KOHA disa nga anëtarët e grupit.

Mbi 50 anëtarë të grupit të mirënjohur nga Shkupi ishin nisur në mënyrë të organizuar me vetura private për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje.

shvercerat