NDALOHET BARTJA E GALAXY NOTE 7 GJATË FLUTURIMIT

Qeveria amerikane ka ndaluar mbajtjen e telefonave Galaxy Note 7 në të gjitha fluturimet ajrore duke paralajmëruar përdoruesit që të kthejnë telefonat e tyre tek Samsung.

Pasagjerët të cilët shkelin këtë ndalesë mund të përballen me akuza kriminale dhe gjoba të rënda.

Udhëtarët nuk mund të marrin me vete një telefoni Galaxy Note 7 as në çantën e dorës e as në valixhe, ka bërë të ditur Departamenti i Transportit pranë Administratës së Aviacionit Federal.

Gjithashtu është ndaluar dërgimi i telefonave përmes avionëve komercial tregtar. Samsung bëri të ditur se është duke bashkëpunuar me autoritetet për t’u komunikuar ndalimin kompanive ajrore, shkruan, pcworld.al.

Samsung filloi shitjen e Galaxy Note 7 në mbarë botën gjatë muajit gusht dhe shumë autoritete të aviacionit civil kanë ndaluar mbajtjen e këtij telefoni gjatë fluturimeve ajrore.