Ndalohet burka ne Holande

Me 132 vota pro në Parlamentin me 150 vende, deputetët holandezë kanë mbështetur një ligj i cili parashikon ndalimin e pjesshëm të burkas në ambientet publike. Nisma ka shkaktuar një debat të gjerë në vend, por Qeveria ka nënvizuar se qëllimi i vetëm i këtij propozimi është forcimi i masave të sigurisë. Projektligji do të duhet që të marrë mbështetjen e Senatit përpara se të hyjë në fuqi.

Parlamenti holandez votoi së fundmi pro një ligji i cili parashikon ndalimin e pjesshëm të veshjes së burkinit në ambientet publike me qëllim forcimin e masave të sigurisë.

Deputetët votuan me një shumicë të cilësuar në favor të kësaj nisme, teksa projektligji u mbështet nga 132 antarë të parlamentit, nga 150 deputetë në total.

Megjithatë, drafti nuk është miratuar ende,  pasi që të hyjë në fuqi ai duhet të marrë miratimin edhe në senatin holandez.

Kjo çështje ka shkaktuar edhe njëherë debat të gjerë në vend.

Qeveria e cila ka prezantuar nismën është shprehur se kjo masë nuk ka tendencë për të paragjykuar asnjë person, por qëllimi i vetëm është forcimi i masave të sigurisë.

Ata shtojnë se projektligji ndalon pjesërisht dhe jo plotësisht veshjen e burkinit.

Në rast se nisma do të marrë edhe miratimin e senatit, atëherë burkinit do të ndalohen në ambientet publike siç janë shkollat, ndërtesat qeveritare, spitalet, etj.

Çdo grua që do të dhunojë këtë ligj mund të përballet me gjobitje deri në 405 euro.

Nisma e qeverisë me pikepamje të qëndrës së djathtë ka patur kritika të shumta nga partitë opozitare por edhe nga një pjesë e opinionit publik.

Kryeministri Mark Rutte është cilësuar si anti-mysliman, akuzë që është hedhur poshtë menjëherë nga zyrtarët e kabinetit të tij.