Ndër sfidat e mediave online mbetet keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën “Gjendjen e mediave online në Kosovë”.

Qëllimi i konferencës është që të vlerësojë gjendjen e mediave online, e në veçanti të portaleve online që veprojnë në Kosovë.

Xhevahire Izmaku, kryetare e Komisionit për Media,  tha se gjendja e mediave në Kosovë është në një treg shumë të vështirë, ku sipas saj kodi etik është shumë periferik, derisa ka theksuar se ka tituj të cilët lëndojnë shumë qytetarë .

Izmaku tha se sipas statistikave, ekzistojnë qindra portale që nuk i dihen adresa dhe pronarët kush i financon.

Izmaku po ashtu theksoi se ndër sfidat me të cilat përballen mediat janë gjuha e urrejtës  dhe keqinformimi.

Imer Mushkolaj , kryesues i Bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, ka theksuar se mediat online në Kosovë janë lehtësisht të dallueshme se cilit pronar i përkasin në bazë të asaj se çfarë plasojnë. Mushkolaj tha se është me shumë rëndësi të diskutohet çështja e vërtetësisë dhe kuptimit të përmbajtjes së lajmeve të cilat i konsumojmë çdo ditë.

Agron Bajrami kryeredaktor i ‘Kohës Ditore’ tha  se lajmet e rrejshme janë lloj i përpjekjes, që për qëllim kanë synimin politik.

Sipas tij, shumica e portaleve në Kosovë nuk janë mediume as në sensin teknik meqë nuk kanë të punësuar as gazetarë as redaktorë e as lektorë./B.Ibishi./E.Krasniqi/