Ndërhyrja ‘karate’ e Rooney-t ndaj Ronaldos në takimin e parë si kundërshtarë

Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney krijuan magji kur luanin së bashku në Manchester United së bashku.

Por takimi i parë i tyre në futboll ishte diçka më ndryshe.

Në vitin 2003, Rooney dhe Ronaldo ishin kundërshtarë në fushë , kur United priste Evertonin në Old Trafford.

Ferguson në atë ndeshje pushonte lojtarët yje si Ruud van Nistelrooy, Paul Scholes dhe Ryan Giggs, ndërsa i dha shansin Ronaldos atëkohë ende pa i mbushur 20 vjeç.

Por, padyshim, momenti më i paharrueshëm në lojë ndodhi kur Rooney bëri një goditje të egër ndaj shokut tij të së ardhmes, i cili driblonte në anën e majtë të sulmit dhe lëvizte tërë kohën.