Nderim Nexhipi kthen mbiemrin e njohur në futbollin kosovar

Mbiemri Nexhipi është i njohur për adhuruesit e futbollit në vend, për ata që në vitet tetëdhjetë e kanë përcjellë Prishtinën e më herët Trepçën.

Prishtina po paraqitej me sukses në Ligën e parë federative të atëhershme, ndërsa ishte Mensur Nexhipi që jepte kontribut të madh në fanellën e skuadrës së madhe kosovare, shkruan sot “Koha Ditore”. Me sukses kishte luajtur edhe te Trepça e Mitrovicës, skuadër kjo tjetër me nam.

Tani një lojtar tjetër i familjes Nexhipi nga Shkupi, Nderimi, djali i Mensurit të njohur, i bashkohet futbollit të Kosovës.

Nderim Nexhipi, që po ashtu ka karrierë të gjatë e të suksesshme, ka arritur marrëveshje për të bartur fanellën e Dritës së Gjilanit deri në fund të edicionit 2016/17. 32-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit ofensiv. Ai Superligës së Kosovës i bashkohet pas disa viteve plot shkëlqim në kampionatin e Shqipërisë në futboll/Kohaditore