Ndërlidhja me infrastrukturë me Kosovën dhe Shqiptërinë, prioritet kryesor I BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim promovoi një projekte të mëdh infrastrukturor në zonën e Kërçovës dhe Strugës. Zyrëtar të kësaj partie ishin në Presekë ku po vazhdon të ndërtohet një nga autostradat më të shtrenjta dhe më me rëndësi në Maqedoni.
Sistëmi i autostradave që përfundimisht do të lidhe Kosovën, Maqedoninë Perëndimore dhe Shqipërinë mbetet prioritet I BDI-së, pasi jo vetëm do të lidhe shqiptarët, por do të përmirësojë ekonominë e rajonit.
Të pranishëm ishin bartësi I listës së zonës 5 Agim Shaqiri I shoqëruar nga zv/ministri I transportit Faton Pollozhani.  Sipas z. Shaqiri, projekti do jetë në dobi, jo vetëm të punësimit dhe të bizneseve të rajonit, por do nxisë tërheqje të tjera investimeve të huaja, tha ai.
“Kompanitë nga Struga dhe Kërçova do të kenë qasje më të mirë dhe më të lehtësuar në tregun më të gjerë në Maqedoni, por ç’është edhe më e rëndësishme, përfitime të mëdha nga ndërlidhja infrastrukturore me Shqipërinë”, deklaroi z. Shaqiri.
Kandidati i BDI-së për zonën 5 theksoi kushte që do krijojë kjo autostradë edhe për investimet e huaja tashmë funksionale në rajon, si ato në zonën ekonomike të Strugës, ODV Elektrir dhe Kostall, investime dhjetëra milionë eurosh, të cilat mundësojnë mijëra vende pune.
z. Shaqiri, tha me këtë rast se projekti i autostradës Kërçovë – Strugë ka një domethënje të lartë, pasi ndërlidhet me prioritetet që ka Bashkimi Demokratik për Integrim, në mesin e të cilave janë zotimet vend pune për çdo familje, standard i lartë jetësor, kushte të barabarta ekonomike për shqiptarët si dhe ndërlidhje të të gjitha trojeve me shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve të Maqedonisë.
“Është e pamundur të flasim për përparimin ekonomik në Maqedoni, nëse të njëjtin nuk e ndërlidhim me rajonin. Maqedonia ka kushte të shkëlqyera për tu bërë pika e ndërlidhjes së përgjithshme të Ballkanit. Qendër komunikimi nëpër të cilën do të kalojnë bizneset e tërë rajonit”, u shpreh z. Shaqiri.
Ndërsa pjesën teknike, e mbuloi Zv/ministri aktual Pollozhani I cili në hollësi tregoi mbi të dhënat e këtij mega projekti, gjatësia e të cilit është 57 kilometra për realizimin e të cilit, Qeveria e bashkëudhëhequr nga BDI, ka planifikuar 375 milionë euro.
“Traseja vazhdon në seksionin Strugë – Trebenishtë me gjatësi prej 8,5 kilometrash, me shumë të përgjithshme prej 45 milionë euro dhe i cili duhet të fillojë me realizim vitin që vjen. Mandej traseja do të vazhdohet deri në kufi me Shqipërinë, që paraqet pjesë të planit për rrumbullakimin dhe ndërlidhjen infrastrukturore të rajonit”, tha z.Pollozhani.
Për katër vitet e ardhshme do të fillojë me realizim edhe pjesa më e vështirë, për ndërlidhjen infrastrukturore të rajonit dhe kjo është traseja Gostivar – Kërçovë, ose depërtimi i tunelit në qafën e malit Strazhë që për momentin paraqet grykën më të ngushtë në tërë seksionin e korridorit 8. Projekti në fjalë është në fazë të planifikimit final ndërsa pritet së shpejti të hyjë tërësisht në procedurë realizimi.