Ndërron jetë aktori i famshëm i “James Bond”

 

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare aktori i mirënjohur RogerMoore, i cili njihet nga e gjithë bota si James Bond. Lajmin për humbjen e tij e ka konfirmuar familja e aktorit të famshëm, i cili dha lamtumirën pas betejës me kancerin.

Kujtojmë se Moore ishte një ndër aktorët që vizituan fëmijët e Kosovës në kampet e refugjatëve në Maqedoni në vitin 1999.

“Me zemër të thyer duhet ta japim lajmin e tmerrshëm se babai ynë, Sir Roger Moore, vdiq sot. Jemi të shkatërruar,” ka shkruar në Twiter familja e tij.