Ndërron jetë papritur Chris Cornell

Ka qënë një nga zërat më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit, dhe bëhet fjalë për liderin e Soundgarden, Chris Cornell.

Këngëtari i rokut ka ndërruar jetë papritur dhe papandehur, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Dhe lajmi bëhet i ditur nga burime shumë pranë këngëtarit. Chris ishte vetëm 52 vjeç, dhe i shtohet shiritit të zi të vdekjeve të këtij lloji: Kurt Cobain vdiq vetëm 27 vjeç, e më pas Layne Staley i Alice in Chains,  apo së fundmi Scott Weiland i Stone Temple Pilots.