Ndeshja e fundit për kapitenin Cana, i jep lamtumirën Kombëtares

Ndeshja e fundit për kapitenin Cana, i jep lamtumirën Kombëtares

Lorik Cana e ka pranuar se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës kombëtare dhe kjo është konfirmuar publikisht edhe nga trajneri Xhani De Biazi.

Publikisht, ai nuk është larguar ende nga Kombëtarja dhe për këtë, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punen për ideimin dhe organizimin e një ceremonie speciale, ku Canes do t’i jepet lamtumira nga skuadra kuqezi.

Gazeta “Panorama” shkruan se: “Përballja e tretë e Shqipërisë në kualifikueset për Botërorin “Rusi 2018” pritet që të jetë ajo në të cilën ish­-kapiteni i kuqezinjve do të shkelmojë për herë të fundit topin me përfaqësuesen”.

Lorik Cana numëron 94 ndeshje me fanellën e ekipit kombëtar gjatë periudhës 13 qershor i vitit 2003 kundër Zvicrës deri në ndeshjen e fundit për të kundër Rumanisë në qershor 2016. Cana është futbollisti që ka numrin rekord të paraqitjeve me kuqezinjtë.