Ndeshja me Shqipërinë e harruar

Ndeshja me  Shqipërinë duhet të jetë e harruar dhe tani preokupim kryesor duhet të jenë  dy ndeshjet eliminatore të radhës me Izraelin të enjten dhe Italinë të dielën.  Me këto mendime përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë i ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës. Futbollistët dhe stafi teknik në këto stërvitje por orvaten të gjejnë formulën për të shënuar fitore ndaj Izraelit dhe për kthimin e atmosferës pozitive në ekipin përfaqësues.

Duhet të harrojmë ndeshjen e kaluar me Shqipërinë dhe të fokusohemi në këto 2 ndeshje. E para është gjatë ditës së enjte kundër Izraelit. E dimë se është një kombëtare kualitative , ndërsa qëllimi ynë është të japim maksimumin në këtë përballje dhe presim një rezultat pozitiv. Mirëpo para se gjithash do të duhet të dukemi mjaft kompakt dhe të luajmë të gjithë për një dhe një për të gjithë dhe jam i bindur se mund të regjistrojmë rezultat pozitiv.”, thotë mbrojtësi Daniel Mojsov.

Fillimisht duhet të bëjmë një analizë për ndeshjen, pas stërvitjes, kur do të shtrojmë një plan për  ndeshjen e ardhshme dhe përse mos të shënojmë fitore. Atmosfera është e mirë si edhe në grumbullimin e kaluar , mirëpo duket se nuk na deshi futbolli, andaj tani shpresojë se gjërat do të jenë ndryshe.”, tha  Kire Ristevski, Për dallim nga Izraeli, katër kampionët e botës Italia në kryeqendrën tonë do të zbarkojmë me ekipin më të mirë, të cilin e ka për momentin. Ndeshja e parë Maqedoni – Izrael do të luhet të enjten me fillim në ora 20:45 minuta.