Ndiqet penalisht djali i Fatos Nanos

Procedohet nga Policia e Tiranës, djali i Fatos Nanos. Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Nano, pasi në lokalin që administron, ai mbante punonjës të cilët nuk i kishte të siguruar, raporton Portali “Albeu”.

Shtetasi Sokol Nano është administrator i një lokali në ish Bllok. Burime nga policia kanë bërë me dije se ai kishte punësuar punonjës të cilët ishin të pasiguruar, ndaj u mor edhe masa e mënjëhershme për të, shkruan Albeu, përcjellë Klan Kosova.