Ndizen dritat e bredhit te vitit te ri ne Tirane

Zbukurimet e kryeqytetit në prag të festave të fundvitit u finalizuan me ndezjen e dritave të pemës së Krishtlindjes në qendër të qytetit.

Edhe këtë vit, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj sëbashku me bashkëshorten e tij bënë numërimin mbrapsht me dhjetra fëmijë dhe më pas ndezën dritat e bredhit.

Veliaj apeloi qytetarët për më shumë solidaritet.

“Jemi shumë të lumtur që këto festa e gjejnë Tiranën më të pastër, më të bukur, e gjen Tiranën një kantier pune.Mezi pres që këtë fundviti të jemi të gjithë bashkë.Të gjithë do të festojnë me aq sa munden. Unë do të doja tu bëja thirrje të gjithëve që brenda mundësive ndihmoni njerëz që janë në nevojë, njërëz që kanë nevojë për dashuri, njerëz që kanë nevojë ti vizitoni, të afërmit tuaj, ata që janë në qendrat sociale, ata që janë në shtëpitë e fëmijës, shtëpitë e të moshuarve. Është shumë e rëndësishme që qyteti përveç festimeve të përfshihet nga një valë solidariteti dhe dashurie për të gjithë.Është e rëndësishme që të gjithë të japim sa mundemi që e gjithë Tirana, pavarësisht kushteve ekonomike dhe rrethanave të gëzojë këtë fundviti”.

Kryebashkiaku informoi se edhe këtë vit do të hapet fshati festiv.

Veliaj: Jemi shumë të lumtur që do hapim fshatin e festive ku do të ketë një sërë aktivitetesh për fëmijë.Dhe zona të tjera do të zbukurohen. Do ketë aktivitete tek Liqeni, në bulevardin kryesor ku disa statuja fantastike kanë ardhur nga Italia që janë bërë nga një mjeshtër shumë i njohur.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

2

 

0

 

0