Ndjehuni të rinj edhe në moshë madhore, ja ushqimet që iu forcojnë kockat

Sipas specialistëve, pavarësisht moshës që mund të keni ju mund të mbroni kockat tuaja duke u ushqyer mirë, duke bërë ushtrime dhe qëndruar larg cigares.
Ndërkohë që trupi dhe hormonet tuaja ndryshojnë, ju duhet të konsumoni këto ushqime për të mbrojtur eshtrat.
Brokoli është më mirë të konsumohet i freskët
Brokoli i përket familjes së perimeve të gjelbra, gjë që do të thotë se ajo është e pasur me minerale dhe proteina, sidomos kalcium. Është më mirë të konsumohet e freskët, si një sallatë. Mund edhe ta skuqni ose ta zieni, por duhet pasur parasysh që në këtë gjendja ajo humbet shumë nga përbërësit kryesor. Bollëku i mineraleve, kalciumit, magnezit, kaliumit dhe hekurit e vendos brokolin në majën e grafikut të ushqimeve për të ruajtur mirëqenien e kockave në përgjithësi.
Para se ta përfshini në gatime të ndryshme, bokolin mund ta njomni me pak ujë të kripur, e cila ka vluar për 5-6 minuta. Në këtë mënyrë ai ruan dhe shumë nga përbërësit kryesor si dhe merr një shijë më të mirë.
Susam me kos
Susami është një nga plotësuesit më të fuqishëm në dietën kundër osteoporozës, ndërsa vaji i susamit konsiderohet i një cilësie shumë të lartë dhe shpesh herë përdoret si një zëvendësues i vajit të ullirit. Ai është i pasur me kalcium, magnez,bakër dhe selen. Për personat që nuk kanë mjaftueshëm kalcium në trup, susami është zgjedhja e duhur. Hidhni një lugë fara susami në një gjysmë gote me kos dhe lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes konsumojeni me stomakun bosh dhe përsëriteni procesin vazhdimisht.
Konsumoni banane të pjekura mirë
Banania është shumë efektive kundër osteoporozës sepse është e pasur me minerale: kalium, magnez, fosfor si dhe acid folik. Është interesant fakti që shkencëtarët insistojnë në konsumimin e bananeve të pjekura aq shumë sa kanë filluar të formojnë pika të zeza në sipërfaqe.
Bananet mund të konsumohen edhe të thara, gjë e cila e përmirëson më shumë metabolizmin, duke qenë se të gjithë përbërësit e nevojshëm gjenden në sasi më të mëdha.