Ndodh në Berat, e mitura përdhunohet nga burri i tezes, vijnë reagimet e papritura nga familjarët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Beratit, teksa një vajzë adoleshente ka denoncuar për përdhunim burrin e tezes. 15-vjeçarja R. K., banuese në Berat, ka dëshmuar në prani të psikologes, duke thënë se është përdhunuar teksa ishte me pushime te tezja e saj.

E mitura ka kallëzuar penalisht 54-vjeçarin R. K. se e ka përdhunuar, por akuzat e saj janë mohuar nga bashkëshortja e autorit (tezja e saj) dhe vajza e tij.

“Nuk është e vërtet, akuzat janë shpifje”, ka thënë tejza e 15-vjeçares për “Report Tv”.

Tezja e 15-vjeçares shkon edhe më tej kur thotë se vajza duhet të jetë shtyrë për t’i bërë keq familjes së saj, pasi siç pohon ajo, mes dy familjeve ka pasur probleme.

“Me familjen e vajzës kemi pasur probleme. Vajzën mund ta ketë futur dikush. Çupa e vëllait u fut për të na bërë keq”, ka thënë më tej ajo.

Edhe vajza e autorit të akuzuar ka thënë se është e sigurt se babai i saj nuk e ka bërë një gjë të tillë.

“Jam e sigurt që babai im nuk e ka bërë. Gjithçka është një gënjeshtër”, ka theksuar ajo.