Ndodh në Kosovë! Java nis me diell e mbyllet me dëborë

Tri ditët e para të javës që fillon do të jenë më të nxehta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë ngritje të lehta në dy vlerat më të larta nga 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Kurse nga pasditja e së mërkurës deri të premten, sipas Klan Kosovës do të ketë kushte tjera meteorologjike.

Vranësirat, të cilat pritet të vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit do të jenë të dendura dhe të paqëndrueshme duke kushtëzuar mot të vranët dhe me shi në viset e ulëta, kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla të lehta të dëborës.

“Temperaturat do të bien dukshëm nën vlerat e mesatareve, nga 6-9 gradë Celsius, derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m temperaturat minimale do të shënojnë edhe vlera zero”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.