Ndodh në spitalin e Tetovës, Vetura ia zë rrugën ndihmës së shpejtë

Në redaksinë tonë ka arritur kjo foto nga një qytetar i Tetovës i cili dëshiron që të mbetet anonim. Ai shprehu revoltën dhe mllefin e tij duke thënë se kjo nuk është hera e parë që rastis në ngjarje të tilla, kur veturat brenda spitalit bllokojnë hyrjet, daljet apo veturat e ndihmës së shpejtë.

Fotoja që shihni është bërë në mëngjes, ndërsa vetura dyshohet të ketë qëndruar aty për më shumë se 30 minuta.

Ndërsa në foton e dytë mund të shihet qartë se asnjëra nga katër veturat e ndihmës së shpejtë, nuk mund të lëviz.

Qytetari i revoltuar thotë se kjo tanimë është bërë dukuri, dhe se po përsëritet vazhdimisht. Ndërsa në hyrje të spitalit klinik të Tetovës është edhe pika e pagesës së parkingut por mesaduket spitali kujdeset vetëm që të merr paratë e jo se ku parkohen qytetarët e pandërgjegjshëm brenda hapësirave të spitalit.