Ndodh sërish! Lajm i keq për Juventusin

 

Deja vu! Ashtu si para ndeshjes së kthimit me Barcelonën në “Champions League”, edhe këtë herë, para përballjes së dytë gjysmëfinale me Monaco-n, Dybala ka pësuar një lëndim.

Në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme me Torinon, që përfundoi 1-1, Massimiliano Allegri u detyrua të zëvendësonte argjentinasin në pjesën e dytë.

“La Joya”, pak para zëvendësimit me Alex Sandro, ka bërë shenjë nga pankina bardhë e zi duke kërkuar largimin nga fusha.

Siç raportojnë mediat sportive italiane, mund të bëhet fjalë për një lodhje të muskujve.

Në çerekfinalen e dytë në përballë Barçës, Dybala u rikuperua në kohë arriti dhe u aktivizua në ndeshje. Të shohim si do të shkojë këtë herë.