Ndodh vetëm në Maqedoni: Gruevski dhe Zaevi nuk kanë as shtëpi, e as makina!

Ndodh edhe kjo në Maqedoni, nga të dhënat e fundit nga Komisioni anti korrupsion, shihet se liderët e partive maqedonase nuk kanë as shtëpi e as makina, njofton TetovaSot.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka para vetëm para të thata dhe në bankë, ndërsa Zoran Zaevi ka vetëm pasuri të patundshme dhe kjo nuk është ne emrin e tij, por të prindërve.

Të përbashkët që të dy e kanë dhe është për tu habitur është se ata nuk kanë as banesë apo shtëpi, por edhe as makina.

Kjo shkruhet në listat e pronësisë të dy liderëve të partive më të mëdha politike të cilët tani janë edhe deputetë, dhe deri kohët e fundit kanë kryer funksione të tjera, i pari si kryeministër e tjetri si kryetar komune./TetovaSot/