Ndodhi e dhimbshme kosovare, lopa futet në Audi 80-she (Foto)

Ndodhi e dhimbshme kosovare, lopa futet në Audi 80-she (Foto)

Indeksonline pak orë më parë raportoi për një ngjarje të rrallë ku një viç në Kosovë ishte ngarkuar në një Golf 2-sh. Por skena të tilla në Kosovë duket se janë normale.

Në Rugovë të Hasit një blerës kishte vendosur që lopën e blerë ta fusë në veturën e tij të tipit Audi 80.

E lidhur dhe e keqtrajtuar, lopës i ishte lënë një pjesë e bagazhit hapur sa për të marrë frymë.

Skena të tilla janë të dënuara me ligj por që tregtarët dje blerësit duket se nuk i frikësohen sanksioneve. /Indeksonline/