Ndotja e ajrit në Prishtinë edhe sot në nivel alarmant (Foto

Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ka raportuar se ajri është jo i shëndetshëm për grupe të personave të ndjeshëm.

Në raportin e sotëm thuhet se cilësia e ajrit është 158 ppm

“Anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte shëndetësore, por publiku në përgjithësi nuk do të preket. Të rriturit dhe fëmijët aktivë, si dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, si astma, duhet të kufizojnë ushtrimet e zgjatura në natyrë”, thuhet në raportin e Qendrës për matjen e cilësisë së ajrit.