Ndotja e ajrit, New Delhi mbyll shkollat

New Delhi ka mbyllur shkollat, ka ndalur ndërtimet dhe ka urdhëruar që të gjithë rrugët të spërkaten me ujë për të larguar pluhurin për të luftuar ndotjen e ajrit.
Kryeqyteti indian, i cili është një nga qytetet më të ndotura në botë, ka regjistruar këtë të shtunë nivele të larta të PM2.5, lëndë që mund të bllokojnë mushkritë, deri në 900 mikrogram për metër kubik.
Kjo shifër është 90 herë më e lartë se sa niveli i konsideruar i sigurt nga OBSH Organizata Botërore e Shëndetit, dhe 15 herë më e madhe se sa normat e qeverisë indiane.
Ministri Arvin Kejriwal tha se shkollat duhet të qëndrojnë të mbyllura për tre ditë dhe aktivitetet e ndërtimit dhe shëmbjes të ndalojnë për të paktën pesë ditë.
Ai gjithashtu tha se një termocentral me djegie qymyri në qytet do të mbyllet për 10 ditë.
Masa të tjera përfshijnë mospërdorimin pëe 10 ditë të gjeneratorëve të energjisë me motor nafte,përveç në spitale dhe kulla telefonike.Nga e enjtja, të gjithë rrugët kryesore do të pastrohen një herë në javë.
Kejriwal tha se njerëzit duhet të shmangin daljet derisa nivelet e ndotjes së ajrit të ulen dhe të punojnë nga shtëpia sa më shumë të jetë e mundur.
A man crosses a road amidst the heavy smog in New Delhi, India, November 6, 2016. REUTERS/Adnan Abidi TPX IMAGES OF THE DAY – RTX2S5FF
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter