Ndrron mendje LR-PDSH lë zëvendëskryeministrin merr Pushtetin Lokal

Takimi mes Ahmetit dhe Selës dhe Zaevit sonte siç mësohet edhe i kanë dhënë fund bisedimeve për formimin e qeverisë së re. Nga burime brenda LR-PDSH-së për Antpress thonë se në këto negociata, BDI-ja është treguar partnere dhe ka shfaqur gatishmëri për ndarje të pushtetit, me ç ‘rast Aleanca për Shqiptarët ka marrë dy resore atë të Shëndetësisë dhe Pushtetit Lokal.
Gjithashtu po të njëjtat burime për antpress, thonë se për zv/ministrat dhe drejtorët do të bisedohet ditëve në vijim.
Ndryshe nga ana tjetër Lëvizja BESA sonte pritet që të rreshtohet me VMRO-në dhe PDSH-në në opozitë.