Ndryshon ligji, ja kur mund te dilni ne pension

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e largoi nenin 98, paragrafi 5, alinea 6 nga Ligji për shërbime administrative, i cili ka të bëjë me përfundimim e marrëdhënies së punës nga zyrtarët administrativ. Largimi i kësaj dispozite ligjore sipas Gjykatës Kushtetuese, mes tjerash, është për shkak se nuk ofron status të barabarët juridik për gjithë qytetarët,

“Përfundimi i punës (dalja në pension) nga zyrtarët administrativ në mosha të ndryshme, varësisht prej gjinisë, do të thotë pabarazi ndaj qytetarëve, duke marrë parasysh se kushtet e tyre për gjinitë janë të parapara me ligj të veçantë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ngritësit e kësaj iniciative deri tek Gjykata Kushtetuese janë Stamen Filipov dhe Avokati i Popullit në Maqedoni, të cilët mendojnë se është kundër zyrtarëve administrativë, për të ndërprerë punën e tyre në mosha të ndryshme në varësi të gjinisë.

Ligji i cili është anuluar ka paraparë që zyrtarët administratvë të gjinisë femrore të shkojnë në pension në moshat 63, 64, ose 65, ndërsa zyrtarët administrativë të gjinisë mashkullore të përfundojnë punën në moshat 64, 65, 66 ose 67.