Ndryshon traseja e autostradës Prishtinë-Shkup

Tri vite më parë, nisi projekti për ndërtimin e Autostradës “Arbër Xhaferi”, e pritet të përfundojë në vitin e ardhshëm (2018).Gjatë kësaj kohe edhe kur po bëhen punimet, ka pasur edhe devijim të trasesë në autostradën Prishtinë-Shkup, e konfirmuar për Ndërtimi.info nga vet ministri i Infrastrukturës.

E për këtë devijim, ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, ka treguar se ka detyruar kompaninë që të ndërtojë një urë me gjatësi prej 520 metra.

Ndërtimi i kësaj ure po bëhet për të stabilizuar rrugën në ato anë.

“Me fizibilitetin që është bërë, është vërtetuar që toka nuk është stabile, kështu që është dashur edhe traseja të devijojë në mënyrë që të ndërtohet një urë me një gjatësi prej 520 metra, dhe ajo vetëm që e stabilizon rrugën me anë të kësaj ure. Përndryshe dalja e autostradës do shkojë aty ku është paraparë”, ka treguar Muharremi në një prononcim për Ndërtimi.info.

Megjithatë, ministri Muharremi tha se kjo urë nuk do të ndryshojë koston. Çmimi do mbetët si ishte paraparë me kontratë, 600 milionë euro.

“Kostoja nuk do të ndryshojë, të gjitha ato që janë paraparë me kontratë ato do të mbesin ashtu si janë”, përfundoi ministri në detyre