Në 13 kopshte deri tani është vendosur turni i dytë, 20 punojnë edhe të shtunave

Në 13 kopshte është vendosur turni i dytë, ndërsa 20 punojnë të shtunave. Numri do të rritet siç do të mundësohen kushtet dhe si do të ekipohen kopshtet, informoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.
Ajo theksoi se gjithkund ku ka nevojë kopshtet duhet të vendosin turn të dytë. “Prindërit negociojnë edhe për këtë komunat duhet të dalin në vigjilje të nevojave të qytetarëve dhe të mos veprojnë në kundërshtim me interesat e tyre, e kjo po shohim se po ndodh”, tha Carovska në përgjigjen e pyetjes gazetareske në konferencën për shtyp, në të cilën dha llogari për punën e kryer në dikasterin në njëqind ditët e para nga formimi i Qeverisë.
Ministrja Carovska theksoi se ka rezistencë vetëm tek kryetarët e komunave, të cilët, siç tha, dëshirojnë të manipulojnë me opinionin para zgjedhjeve lokale. “Jam takuar me numër të madh të drejtoreshave të kopshteve, kishim takim dhe publikisht bëmë të ditur se janë të gatshme dhe ndjejnë se kjo është e nevojshme për qytetarët dhe për këtë do të përgjigjen ndaj kësaj kërkese”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale.
Sipas saj, në kopshtet në shtet momentalisht ka nevojë për mbi 2.300 punësime. Kjo, konsideron ajo, tregon në shkatërrim sistematik të mbrojtjes së fëmijëve në 11 vitet e kaluara.
Carovska sqaroi se në kopshte ku do të vendoset turni i dytë do të nevojiten tre deri në katër punësime të reja shtesë që të jetë e qëndrueshme dhe të formohet një grup. Tani, theksoi Carovska, komunat munden pa problem të japim pajtueshmëri dhe në vend që të shpenzojnë para për ndonjë referendum munden lirisht të punësojnë tre-katër persona si punësime urgjente dhe të pashmangshme.