Në Arabinë Saudite bie dëborë

Nuk ndodh çdo ditë që shkretëtira e Arabisë Saudite të mbulohet nga dëbora, por pikërisht kjo ka ndodhur ditët e fundit, ndërsa temperaturat kanë arritur disa gradë nën zero.

Kjo ka bërë që njerëzit të mbeten të befasuar, ndonëse pjesa më e madhe e tyre e kanë marrë me mjaft humor, pavarësisht problemeve që ka shkaktuar, si bllokimi i trafikut.

 Temperaturat në këtë zonë, zakonisht arrijnë gjer në 20 gradë Celcius, madje edhe gjatë dimrit.

Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me foto dhe video nga më të ndryshmet, me njerëz që argëtohen në dëborë, duke ndërtuar edhe njerëz prej bore.

LEXO:  Nesër pritet borë në Kosovë

Por, vetëm një vit më parë, një klerik islamik e quajti të turpshme diçka të tillë dhe anti-islamike, ndërsa nxorri edhe nje fatëa (dekret fetar), nëpërmjet të cilit ndalohej ky aktivitet, pavarësisht se jo të gjithë mendonin si ai.