Në Austri janë 2500 nxënës shqiptarë

Hazir Mehmeti kryetar i Shoqatës së mësuesve shqiptar “Naim Frashëri”, në Austri, ka ftuar nxënësit dhe prindërit shqiptarë në këtë shtet që mos të hezitojnë që nxënësit të mësojnë gjuhën shqipe.

“Austria është një nga vendet e pakta që financon arsimin e të hujave në gjuhën e tyre amëtare. Gjuha shqipe në këtë shtet është shumë me rëndësi’, ka thënë ai.

Mehmeti në Emisionin e Mëngjesit sot në RTK, ka deklaruar se ka deklaruar se edhe institucionet e Kosovës, duhet që të përkrahin ata që po kontribuojnë që gjuha shqipe dhe nxënësit shqiptarë të mësojnë gjuhën shqipe.

Ai ka falënderuar Ministrinë e Diasporës, MASHT-in dhe Ambasadën e Kosovës në Austri për mbështetjen ndaj kësaj shoqate.

“Tani ne kemi 2500 nxënës që mësojnë gjuhën anëtare shqipe. Mbështetje financiare për tekstet kemi nga institucionet austriake”, ka theksuar ai.

Sipas tij kjo shoqatë është themeluar 20 vite më parë.

“Kjo shoqatë është themeluar që të kemi më shumë afirmim të shqiptarëve dhe është regjistruar në organet austriake’, ka thënë ai

Mehmeti ka bërë me dije se janë 24 mësues të gjuhës shqipe që japin mësim në Austri, por sipas tij duhet që të rritet në 60 mësues.

“Në programin tonë, kemi mësimin e gjuhës, kulturën. Këto që i mësojnë ata, do të mund që të i përcjellin edhe tek të tjerët’, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kombi shqiptar në këtë shtet, sa i përket shtetit të Austrisë, ka qenë më mbrapa, sa i përket furnizimit të teksteve në gjuhën anëtare, por vitet e fundit ka pasur ndryshim pozitiv.

“Fëmijët tanë tani janë integruar mirë dhe janë të punësuar në pozita të ndryshme. Sot ka edhe në kuvendet komunale në Austri, shqiptar që po kontribuojnë atje dhe për këtë jemi krenar”, ka thënë ai.

Mehmeti ka bërë me dije se shoqata po organizon disa aktivitet, si kuisi, olimpiada, seminare etj.

Ai ka thënë se shoqata këtë vit kas pasur shumë suksese.

“Gjuha shqipe, gjuha anëtare është aty ku flet shpirti dhe për këtë është mirë që të gjithë jenë pjesë e aktiviteteve dhe mësimit të gjuhës shqipe në Austri”, ka thënë ai.