Në Berlin votuan 44,6% nga votuesit e regjistruar

Përfundoi votimi në vendvotimin 5011 në njësinë e shtatë zgjedhore në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Berlini.

Sipas të dhënave nga komisioni zgjedhor në vendvotimin 5011 deri në orën 19 nga 585 votues të regjistruar të drejtën e votimit e kanë shfrytëzuar 261 shteas të Maqedonisë me të drejtë vote, gjegjësisht 44,6% nga të gjithë votuesit e regjistruar në atë pjesë të Gjermanisë.

Në Ambasadën e Maqedonisë në Berlin ku votojnë votuesit e regjistruar të Maqedonisë nga disa qytete të tjera në veri të Gjermanisë mes të cilëve Hamburgu, Bremeni dhe Hanoveri, gjatë votimit nuk ka pasur kurrfarë problemi.

Procesi i votimit ka qenë i qetë dhe pa probleme.