Në Brezovicë ka rënë një ortek, policia apelon që askush mos të shkoj atje

Në Brezovicë ka rënë një ortek, policia apelon që askush mos të shkoj atje
Një ortek ka rënë mbrëmë pak para mesnate në Brezovicë, në vendin ku bie zakonisht, i cili ka bllokuar rrugën tërësisht.

Policia apelon te qytetarët që mos të shkojnë në atë pjesë derisa gjendja të jetë stabile.
“Tung Njerëzim, ju informojmë se në Brezovicë para pak çasteve, te vendi i njëjtë ku bjen gjithë, ka ra një ortek i përmasave të mëdha, i cili e ka blloku totalisht rrugën. Sa na thirren nga ski qendra dhe policia për të na thënë qe t’ju tregojmë që askush mos të niset nesër për atje”, është ky njoftimi i publikuar në Facebook.