Në Budapest do të vendoset busti i Skenderbeut

Në Budapest të Hungarisë do të vendoset statuja e heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeu.

Ambasadori i Shqipërisë në Hungari, Arian Spasse ka zbuluar detaje nga ndërtimi i këtij busti, i cili siç shihet në foto është ende i papërfunduar.

Spasse ka vizituar studion e skulptorit Mihaly Gabor, i cili po realizon projektin. Busti do të vendoset përballë bashkëkohësit të Skënderbeut, heroit hungarez, Janos Huniadit

“Edhe në Budapest do të vendoset statuja e Skënderbeut. Sot Ambasadori Spasse vizitoi studion e skulptorit Mihaly Gabor, për të parë maketin me përmasa reale. Pas disa ndryshimeve në fizionominë e portretit dhe lejes përfundimtare të Këshillit Bashkiak, statuja do të vendoset në parkun qendror të qytetit, përballë statujës së Janos Huniadit”,- shkruhet në faqen zyrtare të Ambasadës Shqiptare në Hungari.