Në çarshinë e vjetër në Shkup u mbajt manifestimi ” Qebapi margaritar”

Në disa lokacione të Çarshisë së Vjetër në Shkup, sot u mbajt manifestimi i tretë me rradhë “Qebapi-perlë e bashkëjetesës”.

Sipas organizatorëve Oda Ekonomike maqedonase-bullgare, Oda Ekonomike e Maqedonisë veri-perëndimore dhe shoqëria “Esnaf”, ky manifestim ka për qëllim promovimin e Çarshisë dhe bashkëjetesës kulturore dhe multietnike, përmes shijes së qebapit.Të pranishëm ne kete manifestim ishin edhe ministri i ekonomise Driton Kuçi dhe përfaqësues nga komuna e Çairit të cilët shprehën gadishmëri për investime ne çarshi/antpress