Në disa zona të turqisë ka rënë borë

Nga mbrëmë mali Ovit në Rize të Turqisë që gjendet në bregun e Detit të Zi është mbuluar me një shtresë të bardhë me një lartësi të borës që ka arritur në 20 centimetra, raporton Anadolu Agency .

Me ardhjen e stinës së vjeshtës në brigjet e Detit të Zi bien temperaturat ashtu siç ndodhë edhe në pjesët tjera të botës, ndërkohë që në vendet më të larta bie edhe borë.

Rajoni malor i Rizes është mbuluar me borë që ka gëzuar shumë banorë lokal, por edhe turistët arab të cilët kanë rastisur në atë rajon. Shumë prej tyre gjuanin njëri-tjetrin me topa bore, ndërsa disa të tjerë bënin fotografi me celularët e tyre.

“Bora është këtu. Mrekulli. Ndërsa vera është ende në vazhdim e sipër në disa zona në Turqi, ne u gëzohemi bukurive të dimrit”, tha Yakup Arslan, i cili kishte ardhur për piknik në këtë zonë.

Qytetari tjetër Burhan Yildiz tregon se një ditë më parë ka qenë duke notuar në det ndërsa sot i gëzohet borës.

Borë ka ra dhe në Erzurum, në verilindje të Turqisë.

Ndërsa disa qytetarë turq i gëzohen dëborës, në jugperëndim të vendit sezoni i plazhit nuk ka përfunduar ende.

Kështu, në disa pjesë të Turqisë vera është ende në vazhdim, ndërkohë që në disa zona ka ardhur dimri.