Më në fund Adelina Ismaili na prezanton me djalin (FOTO)

Adelina Ismaili është ndër këngëtaret e cila është treguar shumë hermetike sa i përket jetës së saj private.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Val Krasniqi, i kanë më të rralla momentet prindërore që ndajnë me fansat e tyre në rrjetet sociale. Për Uliksin, këngëtarja e njohur është shumë e kujdesshme, megjithatë tani që ai është rritur, si Adelina, ashtu edhe Vali kanë filluar të jenë më të hapur për të ndarë momente të lumtura prindërore.

Gjërat e bukura bëhen edhe më shumë të tilla nëse ndahen me të gjithë. Këtë ka bërë sot edhe Vali, bashkëshorti i Adelinës duke postuar një foto me të birin në prehër.