Ne hëne mund te shkoni per pushime nga viti 2026


Njerëzit do të shkojnë për pushime në hënë nga viti 2026

Brenda 10 viteve të ardhshme, “muaji i mjaltit” do të ketë një kuptim krejt tjetër.

Çiftet e sapomartuar do të mund ta festojnë dashurinë e tyre në një udhëtim drejt satelitit tonë, thuhet sipas themeluesit të një kompanie për eksplorim hapësinor të quajtur “Moon Express”.

Kompania po dëshiron që të bashkëpunojë me SpaceX të Elon Musk për t’i dërguar njerëzit atje, transmeton Gazeta Express.

Naveen Jain, themelues i Moon Express, tha në një intervistë të fundit se kompania e tij po dëshiron të punojë me Elon Musk, CEO-n e SpaceX.Moon Express shpreson që të hulumtojë satelitin tonë për materiale të ndryshme, metale të rralla dhe shkëmbinj. Por duket se kompania po dëshiron që edhe t’i dërgojë njerëzit atje.

Jain tha për CNBC se brenda 10 vitesh, kostoja për të shkuar në hënë do të jetë jo më shtrenjtë se 10,000 dollarë. “Besoj se brenda 10 viteve të ardhshme, do të ketë xhentëlmenë që në gjunjë do t’i pyesin të dashurat e tyre që të shkojnë në muaj të mjaltit në hënë”, tha Jain.