Në Holandë mbyllen përkohësisht disa xhami

Në Holandë mbyllen përkohësisht disa xhami

Pas sulmit ndaj një xhamie në Quebec të Kanadasë, Holanda ka vendosur të mbyllë disa xhami përkohësisht, për arsye sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave vendase drejtuesit e katër xhamive më të mëdha në vend janë mbledhur në mënyrë urgjente për të diskutuar pas sulmit të ndodhur në Kanada.   Në kuadër të vendimit të dalë nga kjo mbledhje thuhet se katër xhami të mëdha në qytetet Amsterdam, Rotterdam, Lahey dhe Utrecht, ku shkojnë më shumë besimtarë nga Maroku, do të mbyllen për një kohë të caktuar për arsye sigurie.