Ne kohe jane hapur vendvotime ne Struge dhe Kumanove

Të gjitha vendvotimet në komunën e Strugës janë hapur në kohë, në orën 7:00 të mëngjesit dhe procesi i votimit për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po zhvillohet pa pengesa, informon kryetari i Komisioni komunal zgjedhore Bledar Ziba.

Në komunën e Strugës në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 59.017 persona, ndërsa të drejtë vote mund të realizojnë në 101 vendvotime.

“Sot në mëngjes në orën 7:00 janë hapur të gjitha 101 vendvotimet. Tani për tani nuk ka asnjë problem. Përderisa ka, jemi të gatshëm të reagojmë”, deklaroi Ziba.

Struganët sot do të votojnë për njërin nga listat për zgjedhjen e deputetëve në NJZ5.

Ndryshe të drejtën e votës dje e realizuan 78 të sëmurë dhe persona me aftësi të kufizuara në 41 vendvotime në komunë.


 

Në kohë janë hapur vendvotimet në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Të gjitha 167 vendvotimet në Kumanovë janë hapur në kohë dhe votimi po zhvillohet pa pengesa, informoi kryetari i KZK-së Nenad Sazdevski.

Në Kumanovë janë evidentuar gjithsej 90.848 votues, nga të cilët 89.427 votuan në NJZ2, ndërsa 1.421persona votuan në NJZ3.

Në Likovë të drejtë vote kanë gjithsej 24.348 persona në 36 vendvotime. Vendvotimet janë hapur në kohë në orën 7:00 të mëngjesit, kumtoi Lirim Jashari, kryetar i KZK Likovë.

Edhe në komunën e Nagoriçanit të Vjetër, votimi po zhvillohet pa pengesa në 37 vendvitime, ndërsa të drejtë vote kanë 3.462 votues