Në ‘Kolosët e teatrit serb’ edhe portreti i Bekim Fehmiut

 

Portreti i Bekim Fehmiut do të qarkullojë gjithandej botës me pullat postare të Serbisë. Aktori shqiptar me nam botëror është në mesin e tetë artistëve, figurat e të cilëve janë përfshirë në serinë e pullave portare të titulluar “Kolosët e teatrit serb”.

Këtë seri Posta e Serbisë e ka nxjerrë në qarkullim prej së martës, kur edhe është bërë përurimi i saj, në teatrin “Atelje 2012” në Beograd, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shteti serb nxjerr një pullë postare me portretin e aktorit me nam tre vjet pasi këtë e ka bërë Kosova, por, për dallim prej asaj të shtetit fqinj, ku pos emrit të aktorit në cirilikë shkruhet edhe titulli i serisë, ajo e Postës së Kosovës pos fotografisë ka vetëm emrin e aktorit që u lind në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936 dhe ka vdekur në Beograd më 15 qershor 2010.

Krahas Fehmiut në serinë e pullave “Kolosët e teatrit serb” janë edhe portretet e aktorëve: Bora Todorovic, Dragan Nikolic, Ruzhica Sokic, Olivera Markovic, Nikola Simic, Marija Crnobori dhe Vlastimir Stojilkovic