Në koncertin e Dua Lipës në Frankfurt valëvitet flamuri shqiptar

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ishte e pranishme në Frankfurt të Gjermanisë ku dha një koncert për fansat e saj.

Ajo çfarë e bënë të veçantë këtë paraqitje të Duas në koncertin në Frankfurt është valëvitja e flamurit kombëtar shqiptar në skenë.

Këtë e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram stilisti i këngëtares Lorenzo Posocco, i cili ndjek hapa pas hapi karrierën e Lipës.