Në Kopenhagën ka më shumë biçikleta se automjete

Kryeqyteti danez është tashmë më shumë se asnjëherë “meka” botërore e dy-rotakëve. Ka 13.000 më shumë në krahasim me makinat

Danimarka sapo ka arritur një marrëveshje të rëndësishme në politikën e saj të zhvillimit dhe nxitjes së përdorimit të biçikletave në qytet. Siç raporton gazeta britanike “The Guardian” , në Kopenhagën janë regjistruar 35.080 dy rrotakë në qarkullim, në krahasim me vitin e shkuar për një numër total prej 265 mijë, ndërsa numri i makinave ka qëndruar 252 mijë.

Një rekord i bukur për kryeqytetin danez, i cili në fillim të viteve ’70 ka promovuar një plan për të nxitur përdorimin e biçikletave në qytet, i konfirmuar në 2005-ën me një investim prej 135 mld për të përmirësuar pistat ku do të kalojnë biçikletat. Sipas gazetës, sforcimet për të krijuar një qytet biçikletash është shpërblyer, ndërkohë që “trafiku i tyre është shtuar me 68% në 20 vjet”.

Kopenhagën nuk është qyteti i parë që ka arritur një objektiv të tillë. Rekordi absolut i takon Amsterdamit në Holandë.