Ne Kumanove plagoset nje i ri

Kumanovari nëntëmbëdhjetë vjeçar B.S. me lëndim me pistoletë në pjesën e këmbës nën gju herët në mëngjes është dërguar në Qendrën urgjente në Kumanovë. Ashtu siç kumtoi sot MPB,  B.S.  lëndimin e ka marrë në kafe-barin “Tunel”, në Kumanovë. Rastin në stacionin policor në Kumanovë në mëngjes në orën 4:40 e kanë paraqitur nga Qendra urgjente në Kumanovë. SPB Kumanovë ndërmerr masa për zbardhjen e ngjarjes.