Në Ladorisht hapet‘’Zyra e vendit’’pas 15 viteve!

Në Ladorisht nga e mërkura filloi me punë   ‘’Zyra e vendit’’e cila prej më shumë se 15 vitesh për Ladorishtin dhe fshatrat përreth ishte spostuar në Strugë.Kryetari i Bashkësisë Lokale të Ladorishtit, Xhevdet Dauti për gazetën ‘’KOHA’’thotë se pas finalizimit të disa procedurave edhe zyrtarisht nga dikasteri i Drejtësisë u dha drita jeshile  që në Ladorisht të bëhet funksionale ‘’zyra e vendit.’’Zyra e vendit tashmë është funksionale dhe të gjithë banorët e fshatrave  të anës të Ladorishtit do të kenë mundësi që punët administrative t’i  kryjnë në zyrën e Ladorishtit.Pas ndërtimit të godinës admninistrative të Ladorishtit tashmë janë krijuar kushtet që ashtu si në të kalurën në Ladorisht të bëhet funksionale ‘’zyra e vendit’’.Ne jemi të kënaqur që ky proces tashmë është finalizuar dhe ky shërbim u është kthyer qytetarëve të Ladorishtit dhe fshtarave të tjerë që gravitojnë në këtë anë.Janë më shumë se 15 mijë banorë të kësaj ane që  në të kalurën punët administrative që i mbulon zyra e vendit i kryenin në Ladorisht  ‘’përfundon Dauti.Ladorishti është një nga fshatrat e Strugës ku së fundi si rezultati punës së mirë menaxheriale të Bashkësisë Lokale dhe kryetarit të saj Xhevdet Dauti ,mbështetjes së komunitetit,dhe gadishmërisë së mërgatës së fuqishme të këtij lokaliteti  për të ndihmuar vendlindjen ky vendbanim gradualisht  po shndërrohet në  një qendër të mirëfilltë urbane.Me  iniciativën e Bashkësisë Lokale të Ladorishtit dhe mbështetjen e mërgatës së fuqishme të këtij lokalitetit para një viti e gjysëm u finalizuan  punët për ndërtimin  objekti administrativë i cili ka një hapësirë prej 400 metra katror. Në këtë objekt përvec zyrës së vendit e cila dikur funksiononte në ish objektin e dikurshëm, do të vendoset edhe  zyra e BL-së,zyra e SHKA-së ”Valët e Liqenit” .Objekti disponon një sallë të madhe për nevojat e aktiviteteve kulturore-artistike dhe të natyrave të tjera ,  si dhe një hapësirë të ndarë të natyrës komericiale.Ky investim prej më shumë se 100 mijë eurosh është realizuar falë  donacioneve nga mërgata e Ladorishtit në Zvicër ,biznesi dhe donator të ndryshëm.Ladorishti numëron rreth 1200 shtëpi me mbi 4500 banorë, por për nga rëndësia dhe ndikimi padyshim është një nga lokalitetet më të rëndësishme të Strugës, si për të kalurën historike ashtu edhe për të tashmen.(KOHA/Strugalajm.com)