Ne Lëvizjen BESA në Shkup qëndroi një delegacion i lartë i Ambasadës së Gjermanisë

 Në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup qëndroi një delegacion i lartë i Ambasadës së Gjermanisë  në përbërje, Dr. Chrisitne Althauser  – Ambasadore e Gjermanisë në Shkup, dhe Bjanka Zafiroviq – Ordanovska – asistent për çështje politike në Ambasadën e Gjermanisë, ku u pritën nga kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, Sekretari Gjeneral, Afrim Gashi, dhe anëtari i kryesisë, Kastriot Rexhepi. Temë e këtij takimi ishte situata aktuale politike, ku u shpalosën qëndrimet BESËS.

Pas këtij takimi me përfaqësuesit e Gjermanisë kryetari Bilall Kasami ka deklaruar për mediat: “Ky ishte një takim miqësor ku biseduam kryesisht për krizën aktuale politike, me ç’rast e shprehëm shqetësimin tonë për politikanët e papërgjegjshëm të cilët e sollën vendin tonë në këtë gjendje. Lëvizja BESA e mbështet fuqimisht punën e Prokurorisë Speciale Publike, por insistojmë edhe ne themelimin e Gjykatës Speciale që do i procedon krimet politike, e këtë qëndrim e shprehëm edhe në takimin tonë me Ekselencën e saj Dr. Christine Althauser. Ne si Lëvizje BESA e shprehem gatishmërinë për zgjedhjet e dhjetorit dhe qëndrimin se për Maqedoninë është e pashmangshme Ridefinimi, një shtet i pranueshëm për shqiptarët. Andaj, 11 dhjetori është hapi i parë drejt Ridefinimit dhe fundi i zullumit”.