Ne Manastir i mbajt koncerti “Manastiri feston” i organizuar nga SHKA “Kongresi i Manastirit”

Sapo përfundoi në Manastir koncerti “Manastiri feston” i organizuar nga SHKA “Kongresi i Manastirit”. Ky koncert i mbeshtetur edhe nga Qeveria e RM-së, organizohet me rastin e 108 vjetorit të ngjarjes së rëndësishme, kur në Manastir u soll vendimi për alfabetin e gjuhës shqipe.
Salla e Qendrës së Kulturës ishte e vogël për t’i marrë brenda të gjithë dashamirët e këngës dhe muzikës shqipe. Bashkë, me mbi një mijë shikues, në këtë ngjarje e shpallëm fillimin e manifestimeve, që me rastin e kësaj date të rëndësishme, deri më 22 nëntor do të vazhdojnë jo vetëm në Manastir, por edhe në tërë vendin.
Koncerti gala ishte uvertura e të gjitha manifestimeve që do të pasojnë. Me këtë rast u bë hapja e Dhomës përkujtimore të anëtarëve të komisionit.
Me zërin e tyre magjepsës shkëlqyen Sevërxhane Laçi, Mahmut Ferati, Remzije Osmani, Alban Blovishti e të tjerë, interpretimi i të cilëve i dha jetë qytetit të alfabetit.