Në Maqedoni ka arritur treni i fundit për udhëtarë

Në Maqedoni ka arritur treni i fundit për udhëtarë nga gjashtë të planifikuarat me çka u rrumbullaksua furnizimi nga “CSR” kineze për ripërtëritje të parkut vozitës në Hekurudhave të Maqedonisë-Transport në vlerë prej 25 milionë eurove. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski sot deklaroi se duhet të plotësohet të gjitha procedurat dhe gjërat teknike pas së cilës trenat do të vendosen në funksion. “Paralelisht me këtë do të fillojmë edhe me procedura tjera që ta ripërtërijmë gjithë parkun vozitës në Hekurudha. Në përgatitje të thella jemi për këtë”, tha Misajllovski, duke shtuar se tashmë është nënshkruar edhe marrëveshja për lokomotiva të reja në vlerë prej rreth 8,7 milionë euro.

Sipas drejtorit të Hekurudhave të Maqedonisë – Transport, Nikolla Kostov, me këtë është ripërtëritë parku vozitës për rreth 60 për qind, ndërsa me mbështetjen qeveritare pritet ripërtëritja edhe për 40 për qind. Ai paralajmëroi se dy trenat elektrikë do të vendosen në funksion që muajin e ardhshëm dhe do të voziten në relacionin Shkup – Gjevgjeli, ndërsa katër tjerat nga gjithsej gjashtë trena vozitës do të voziten përgjatë rrjetit hekurudhor në mbarë vendin. Paralelisht me ripërtëritjen e parkut vozitës të Hekurudhave të Maqedonisë, në vijim është edhe rikonstruksioni i stacioneve hekurudhore përgjatë Korridorit 10, i cili siç tha ministri Misajllovski është në fazë përfundimtare dhe së shpejti pritet pranimi i tyre teknik.